18/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rasti “Monstra” ngelet në duart e Fatime Fetait dhe Bubevskit

Prokurorja Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski edhe më tej do të vazhdojnë që të procedojnë në rastin “Monstra”, pasi që ky vendim u mor nga prokurori publik Ljubomir Joveski. Këtë informacion për “Fokus” e konfirmuan burimet nga prokuroria.

Ky vendim edhe pritej, sepse bëhet fjalë për rast specifikë, me numër të madh të “bombave” të cilat vetëm se i kanë dëgjuar prokurorët, ndërsa ka edhe dëshmitarë të rrezikuar. Vendimi i Joveskit do të bëhet zyrtare nesër, kur në Gjykatën Penale është caktuar seancë gjyqësore.

Rasti “Monstra” ka kaluar në duart e PSP, pasi që Gjykata e Lartë e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe shkallës së dytë.

Të fundit