28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rasti “Monstra”: Sot mbrojtja thotë fjalët përfundimtare

Pala mbrojtëse e rastit “Monstra” sot do t’i thotë fjalët përfundimtare.

Seanca gjyqësore për këtë do të mbahet në Gjykatën Penale të Shkupit.

Paraprakisht fjalët përfundimtare për vrasjen e pesëfishtë në Liqein e Smillkovës i ka dhënë prokurorja Fatime Fetai, e cila ishte shkak që më 29 janar të realizohet edhe protestë kundër saj.

Në fjalët përfundimtare, Fetai tha se Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq i kanë kryer vrasjet, ndërkaq Haki Aziri akuzohet se u ka ndihmuar, por pa e ditur se ata kanë kryer vrasje. E sa i përket Fejzi Azirit, prokuroria atë e akuzon për veprën se ka ndihmuar Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq që të arratisen. Për të akuzuarin Sami Luta, prokurorja Fetai tha se aktakuza është tërhequr ngase nuk ka prova.

Rastin “Monstra” e ka komentuar edhe kryeprokurori republikan Ljubomir Joveski. Ai ka deklaruar se rigjykimi i rastit bazohet në dëshmi të forta dhe se rasti nuk është i montuar.

Të fundit