20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rasti “Talir” i PSP-së është shtyrë për më 16 prill

Gjykimi për lëndën “Talir” të prokurorisë Speciale Publike në të cilën të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët ngarkohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “larje parash”, si dhe Ilia Dimovski dhe Leko RIstoski të akuzuar vetëm për veprën “larje parash” është shtyrë për më 16 prill. Për veprën e njejtë, si subjekt juridik me aktakuzën është përfshirë edhe partia VMRO-DPMNE.

Avokatët e të akuzuarve kërkuan nga gjykatësi Osman Shabani ta shtyjë seancën me arsyetimin se me PSP-në janë dakorduar t’u dorëzojnë CD me dëshmi verbale të dëshmitarëve sipas të cilave edhe do ta përgatisnin mbrojtjen.

Në fillim të gjykimit të sotëm, prokurorja Lençe Ristovska kërkoi nga gjykata ta ndajë procedurën për të akuzuarin Nikolla Gruevski i cili ndodhet në arrati, me qëllim të, siç tha, zhvillimit të papenguar të procesit.

Sipas aktakuzës, ata në mënyrë joligjore morën së paku 4,6 milionë euro për partinë, e më pas organizuan që paratë të paguhen në xhiro-llogari të partisë përmes fletëpagesave nga njerëz të ndryshëm. ab/

Të fundit