Rasti “Transportuesi”, Kacarska kërcënon me paraburgim Taleskin – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Rasti “Transportuesi”, Kacarska kërcënon me paraburgim Taleskin

I akuzuari i parë në rastin “Transportuesi” , ish kreu i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski sot nuk u paraqit në gjykatë në fjalët përmbyllës të rastit “Transportuesi”.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska porositi se nuk do të toleroj shtyrjen dhe zvarritjen e procesit i cili është në përfundim e sipër. Do të kontrollohet dokumentacioni mjekësor që Talevski ka dorëzuar, derisa Kacarska deklaroi se në rast se nuk vërtetohet gjendja shëndetësorë e të akuzuarit, menjëherë do të kërkoj paraburgim për ish kryetarin e komunës së Manastirit dhe të akuzuarve të tjerë. Kacarska madje u shpreh se nuk do të ishte mirë që për mos-përgjegjësinë e tyre, të pësoj ndonjë mjek.
Gjykimi për rastin “Transporter”, që ka të bëj me keqpërdorimi e transportit të nxënësve në Manastir u shty për të mërkurën.

Për këtë rast të akuzuar janë ish kryetari i Manastirit Vlladimir Taleski dhe 22 persona të tjerë, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare lidhur me transportin e nxënësve në Komunën e Manastirit, me çrrastë dëmtuan buxhetin për rreth 360.000 euro.

Related posts

Ndërron jetë i riu tetovar, pas rrotullimit të veturës në autostradën Tetovë – Shkup

Televizioni Koha

Ministri Tevdovski: Do të miratohet Korniza e partneritetit me BB-në, RMV-ja do të sigurojë 420 milionë dollarë

Televizioni Koha

Miratohen ndryshime ligjore për realizmin e masës “Fundjavë pa TVSH”

Televizioni Koha

Leave a Comment