Maqedoni

Reagim, ASH: Fati i ligjit të gjuhës shqipe, si fati i marëveshjes së Ohrit

Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese me shkrim thonë se edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj nga sjellja e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve, ky ligj po zhagitet në implentimin dhe zbatimin e tij në praktikë.

Sipas tyre është e njëjta metodë e qëllimshme që na e kujton zhagitjen dhe mos implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Më poshtë reagimi i plotë:

Kjo ndodh për disa arsye, duke mos treguar gatishmëri të plotë nga shumë institucione shtetërore që të zbatojnë Ligjin e Gjuhëve edhe pse janë të obliguar ta zbatojnë me ligj.

Edhe pse është krijuar Agjencioni për Zbatimin e Gjuhëve, ky institucion nëse do ishte apolitik dhe profesional, sot duhej të mbante konferencë për shtyp dhe të informonte opinionin për të gjitha institucionet dhe udhëheqësit e tyre që nuk kanë zbatuar Ligjin e Gjuhëve, se për çfarë arsye për gjashtë muaj që kanë qenë të mjaftueshëm nuk e kanë implementuar dhe zbatuar në praktikë, duke kërkuar përgjegjësi juridike dhe institucionale.

Pas gjashtë muajve duhej të ishte formuar edhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve për të cilën Qeveria nuk është prononcuar se pse nuk është krijuar dhe nuk ka filluar me punë. Ky inspektorat në bazë të ligjit duhej ti kishte sanksionuar deri më tani të gjitha institucionet shtetërore, ministri, drejtori, ndërmarrje publike etj, që deri tani nuk e kanë zbatuar Ligjin e gjuhëve ne vendosjen e tabelave dy gjuhësore dhe zbatimin e gjuhës shqipe në dokumentet zyrtare.

Kërkojmë përgjegjësi të plotë nga BDI, për mos zbatimin e plotë në praktikë të ligjit të gjuhëve dhe urojmë që ky ligj mos e ketë fatin e Marrëveshjes së Ohrit, Proceseve Integruese, mungesës së reformave në Drejtësi, Administratë Publike, Arsimit, Shëndetësisë ku të gjitha këto dështime, bashkëfajtori kryesor është BDI, pavarësisht cilit koalicion qeveritar i ka shërbyer.

Related posts

Apostolakis : Të dyja palët t’i nxjerrin punët pozitive nga Marrëveshja e Prespës

Televizioni Koha

“Dhuna në Qendër”, të akuzuarit thonë se edhe Zhernovski i ka dhënë 1 milion denarë Bojan Jovanovskit

Televizioni Koha

ISHP: 121 të sëmurë nga fruthi, ka mundësi për përhapjen e epidemisë

Televizioni Koha

Leave a Comment