Shkup, 28 korrik 2020
Hristian Mickoski duhet të mbledh guximin dhe përfundimisht ta pranojë humbjen e tretë zgjedhore që VMRO-DPMNE një pas një e përjeton nga qytetarët dhe LSDM-ja.
Më kot Mickoski është duke u përpjekur të kërkojë alibi me pretendime të rreme, me qëllimin e vetëm që të justifikojë dështimin e tij të vazhdueshëm politik dhe humbjen zgjedhor që përjetoi.
Qytetarët e Maqedonisë në zgjedhje korrekte dhe demokratike vendosën që vendi të ecë përpara, përgjatë rrugës së trasuar nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM.
U bëmë anëtare e NATO-s, qytetarët zgjodhën të bëhen anëtarë të BE-së, qytetarët zgjodhën të vazhdojnë rritjen e pagave, të kenë stabilitet ekonomik dhe zhvillim, të kenë drejtësi dhe përgjegjësi për të gjithë në mënyrë të barabartë.
Qytetarët me vendosmëri i kundërshtuan politikat e Mickoski dhe VMRO-DPMNE-së, që do të thotë të kthehemi në të kaluarën e errët, në vendin e regjimit, ndaj kërcënimeve, shantazheve, frikësimeve.
LSDM do të formojë Qeverinë e ardhshme dhe me vizionin, strategjinë dhe planin që ajo ka do të sigurojë progres dhe përparim edhe më të madh dhe madje edhe rezultate më të mira.
Qendra për komunikime e LSDM-së