Të nderuar gazetarë, përfaqësues të mediave,
Është ky reagim i radhës i komisionit të PDSH-së për Pushtet Lokal dhe Zhvillim Rural.
Me këtë rast, deshëm që edhe njëherë të aktualizojmë gjendjen e rënduar të komunikacionit rrugor në Komunat më të mëdha të Pollogut, gjegjësisht të TETOVËS dhe GOSTIVARIT.
Udhëheqësia e komunave në fjale, jo që nuk arritën që të zgjedhin problematikën e komunikacionit ashtu sikur që ata vetë premtuan në kampanjën e tyre parazgjedhore, por me keqardhje mund të përfundojmë se ky problem është përkeqësuar.
Si pasojë e mos-investimeve në riparimin dhe ndërtimin e rrugëve të reja,
-shpejtësia e lëvizjes së veturave në qytete është ngadalsuar ndjeshëm,
-nuk ka parkingje të mjaftueshme,
-numri i aksidenteve me vetura shënon ritje,
-pëderisa këmbësorët kanë ende vështirësi që të qarkullojnë lirshëm si pasojë nga kaosi i krijuar në komunikacionin rrugor.
Situata përkeqësohet edhe më shumë kur gurbetqarët kthehen në vendlindje për t’u relaksuar dhe që të njejtit dëshpërohen nga mosfunksionimi elementar i rregullave të komunikacionit në qytet.
Me këtë rast i përkujtojmë udhëheqësit e të dy komunave në fjalë se ata dështuan edhe në organizimin e transportit publik komunal dhe si pasojë kjo ndikon në ndotjen e mëtejshme të ajrit në pjesën qendrore të qyteteve.
Përderisa kryetarja e Komunës së Tetovës kalkulon se a do të bëjnë koalicion pas-zgjedhor me VMRO-në apo LSDM-në, tetovarët vazhdojnë që të thithin ajrin më të ndotur në Evropë.
Njejtë vepron edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, i cili përderisa kalkulon se a do të bëjë kualicion para-zgjedhor dypalësh apo trepalësh, subvencionet e qeverisë për invertera dhe paleta u ndanë në disa qytete dhe se Gostivari nuk morri asnjë qindarkë. Kjo situatë dëshmon se për kryetarin e Gostivarit matematikat për kualicione kanë më shumë rëndësi se sa situate emergjente për investime në pastrimin e ajrit të Gostivarit.
Ne zotohemi se me ardhjen e PDSH-së në pushtet nga buxheti i shtetit do të sigurohen mjete shtesë financiare për komunat me shumicë shqiptare dhe se problemet tona gradualisht do të zgjidhen.
Frymzim Dauti – Nënkryetar, PDSH