19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Reagime nga diaspora: Nëse nuk i hapni kufijt pa kushte, as që e kemi ndërmend të vijmë

“Diaspora cdo vit i harxhon në Maqedoni mbi 200 milionë euro, dhe qeveritë e deritanishme nuk kanë bërë asgjë për ne. Vendimi i fundit me hapjen e kufijve me kushte me test dhe vetizolim është skandaloze. Pse të vij unë dhe krejt pushimin ta kaloj në vetizolim. Kjo është turp”, theksoi për INA, Sadat.F, mërgimtar nga Zvicra, i cili thotë se duhet të ngritet zëri edhe më shumë në përkrahje të diasporës.

Reagimi i tij vjen pasi që Maqedonia e Veriut prej sot hap të gjitha vendkalimet kufitare, mirëpo në fuqi mbeten masat për test PCR dhe izolim shtëpiak 14 ditor.

Sipas tij, shumë mërgimtarë tani po planifikojnë të vijnë për pushime në vendlindje dhe kjo do të jetë një ndihmë e madhe.

Ashtu mendon edhe Bekimi, mërgimtar që punon në Gjermani. Ai thotë për INA se periudha e koronavirusit ka bërë që shumë mërgimtarë të kursejnë sadopak dhe të vijnë në vendlindje, sepse janë të mërzitur.

“Unë dhe shumë të tjerë planifikojmë të vijmë. Nuk ka individë apo familje që nuk vjen së paku pa 3 mijë euro në vendlindje. Por ka edhe ato që planifikojnë organizime të ndryshme, blerje, rregullime e gjëra të tjera deri tek dasmat që janë investime miliona euro. Këto para janë dorë e zgjatur për bizneset e vogla që mezi na presin dhe për shtetin që përfiton”, thotë Bekimi.

Mërgimtarët kanë shpërthyer me reagime për masën e Qeverisë për hapjen e kufirit me kushte, ku kërkohet PCR test 72 orësh, por edhe vetizolim 14 ditësh. Ata thonë se urgjentisht ky vendim duhet të korigjohet, sepse shumëkush po planifikon që tani të bëj pushimet.

“Ne jemi të kujdeshëm, e dijmë se virusi është kudo dhe jemi të vetëdijshëm se si duhet ta përballojmë këtë situatë. Nuk paraqesim ndonjë rrezik potencial, por një resurs mëse i domosdoshëm në këtë kohë”, thotë Bekimi.

Edhe TV21 ka kontaktuar mërgimtarë që kanë shprehur pakënaqësi.

“Sado kudo ka qenë ajo shpresa që do të takohemi me familjarët tanë, pastaj malli që është grumbulluar nga kriza e Covid-19, mendonim që këtë vit do të çmallemi së paku në këto muajt e verës, qershor, korrik. Kjo me test dhe izolim, askush nuk është budalla që të vijë dhe të qëndroj i në shtëpi i mbyllur, më mirë po qëndrojmë këtu ku nuk jemi të mbyllur,” tha Kadri Ismajli, Zvicër.

Edhe Jasmina e cila familjen e ka në Gostivar, dyshon se do të vijë për pushime, sepse siç thotë ka tre javë pushim, e dy javë duhet t’i kalojë e mbyllur.

“Nuk besoj tani që do të shkojmë në Maqedoni, duhet të informohemi mirë se kam vetëm tre javë pushim dhe nuk mundem 14 ditë të qëndroj në karantinë. Nuk kam kohë për një javë nuk mund të vish ta shohësh familjen, nuk na konvenon, serish duhet të informohemi mirë dhe nëse e heqin karantinën mundemi të vijmë edhe ne, për testin nuk është problem por puna e karantinës është më shumë,” tha Jasmina Berzati, Itali.

Mërgimtarët shpresojnë se deri në fund të javës të ketë një vendim të reviduar dhe të ri, ashtu si e kanë shtetet e tjera fqinje, ku nuk kërkohet as test për koronavirus, por nuk ka as izolim e karantinë, por vetëm respektim i masave të kujdesit.
Në bazë të të dhënave nga Banka Popullore, diaspora në periudhën 2009 -2018 në Maqedoninë e Veriut i ka sjellë të ardhura brenda vitit në një mestare prej rreth 200 milionë euro, të dhëna këto që bazohen në burimet administrative siç janë pagesat përmes llogarive bankare si dhe transferim i shpejtë i parave. Përderisa, ekspertët e ekonomisë thonë se të ardhurat nga remitencat janë madje 10 herë të larta nga ajo që paraqiten zyrtarisht sepse një vlerë shumë e lartë e parave në vend vijnë përmes transferve të ndryshme që nuk regjistrohen.

Afaristët thonë se mungesa e parave nga jashtë ndjehet edhe për shkak të anulimit të ahengjeve familjare që ishin burim kryesor për shumë njerëz, thënë kushtimisht industria e dasmave ku bëjnë pjesë restorantet, butiqet e veshjeve, parukeritë e të tjera. (INA)

Të fundit