25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Reagon ASH-ja: Pushteti nuk mbron shqiptarët e sulmuar në Shkup, por tensionon situatën me shpifje

Ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët përmes press konferncës për media në lidhje me incidentin në Sheshin Skënderbeu dhe protestat e dhunshme të ditëve të fundit të organizuara nga opozita maqedone, përcjell in7

Reagimi i plotë:

Protesta është e drejtë demokratike, por jo edhe dhuna, vandalizmi dhe gjuha e urrejtjes. Për dy ditë radhazi shqiptarët e Shkupit janë të pambrojtur nga shteti dhe nga policia.

Huliganët nga protestat e fundit dje dhe sot kanë sulmuar pronat e shqiptarëve dhe qytetarët në Çarshinë e Vjetër dhe Sheshin Skenderbeu. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të tregohen të përmbajtur dhe të kujdesshëm e mos të bien në provokime e skenare të errëta.
Ju bëjmë thirrje partive në pushtet, bartësve të institucioneve, të mos e ngarkojnë situatën me shpifje politike, por t’i mbrojnë qytetarët dhe të mos detyrojnë shqiptarët që të vetëmbrohen siç ndodhi sot në Shkup, për të mbrojtur pronën e tyre, bukën e gojës, heronjtë kombëtarë dhe jetën e tyre.

Dënojmë fuqishëm sjelljen e SDSM dhe BDI të cilat sot në vend që të punojnë në mbrojtjen e qytetarëve në përgjithësi dhe shqiptarëve të rrezikuar në veçanti, zgjodhën të tensionojnë situatën me akuza për skenare ndaj opozitës shqiptare.

Sonte u pa fytyra e vërtetë dhe skenaret 20 vjeçare të Artan Grubit që edhe në të kaluarën, bashkë me Mijallkovin e të tjerët në vend se t’i mbronin shqiptarët, i ekspozonin në skenare të errëta që kishin për qëllim të mbrojnë krimet e tyre.

Kujtojmë se ishte Agim Nuhiu ai që më 27 prill 2017 la të futen huliganët në Kuvend për të vrarë Ziadin Selën, ndërsa sot Nazim Bushi po i lejon huliganët të futen në oborret e shqiptarëve dhe në sheshin Skenderbeu.

Pyesim publikisht, a ishte edhe ky skenar i dakorduar në takimet e Ali Ahmetit me ambasadorët rusë e serbë?, theksoi Naim Bajrami nga ASH./in7.tv/

Të fundit