28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Receta Fantastike e Pijes Me Veti Të Forta Shëruese

Kjo pije merr shijen dhe aromën fantastike nga frutat e ngrira dhe vetitë anti inflamatore nga kaleja e freskët.

Kaleja është e mbushur me lëndë ushqyese si luteina, folati dhe vitamina K që ndihmojnë në luftimin e inflamacionit dhe ngadalësimin e rënies së aftësive njohëse.

Nga ana tjetër hurmat shtojnë ëmbëlsi natyrale, ndërsa majdanozi edhe pse mund të mos jetë një përbërës tipik i pijeve, në këtë recetë shton më tepër aromë e shije. Por ju mund të mos e përdorni nëse nuk e preferoni, sepse pija është po aq e shijshme edhe pa të.

Ndiqni më poshtë recetën që AgroWeb.org sjell sot për ju dhe provoni ta përgatisni edhe vetë në shtëpi.

Përbërësit
4 gota kale të prerë imët

2 gota copa mango të ngrira

1 filxhan me frut pasioni të ngrirë, pa farëra dhe të prerë në kubikë
1 gotë kos

½ gotë ujë

3-4 hurma arabie pa fara

1 degëz majdanozi e freskët (opsionale)

Përgatitja
Shtoni lakrën jeshile, mangon, frutin e pasionit, kosin, ujin, hurmat dhe majdanozin (nëse e përdorni) në një mikser. Përpunojeni masën me shpejtësi mesatare derisa përbërësit të kombinohen mirë derisa masa të bëhet kremoze dhe më pas konsumojeni. /AgroWeb.org

Të fundit