16/04/2024
16.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Referendum për mbylljen e lojrave të fatit

Lëvizja Anti-Bixhoz, përmes komunës së Tetovës do të iniciojë referendum për mbylljen e lojrave të fatit në territorin e komunës së Tetovës dhe mos lejimin e hapjes së tyre në të ardhmen.Këtë propozim ata e kanë publikuar gjatë një debati të organizuar në komunën e Tetovës.

Përfaqësuesit e kësaj lëvizje kjo iniciativë pritet që të bëhet në koordinim me komunën e Tetovës.

Sipas procedurave, organizimi i referendumit ka kosto të vet dhe duhet një angazhim më I madh I komunës, thonë juristët Qebir Avziu dhe Bashkim Selmani  .

Komuna e Tetovës, nga ana tjetër është e gatshme që të organizojë referendumin, thotë kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami. Ai thotë se brenda hapësirave ligjore do të organizohet referendum edhe psekomuna nuk ka kompetenca të drejtpërdrejta për hapjen e tyre.Krahas kësaj, nga komuna e Tetovës thonë se do të dhjetëfishojnë çmimin për reklama për kaiznot, për të penguar hapjen e tyre më tej si formë presioni.TV KOHA

 

Të fundit