Lajmi i Ditës Maqedoni

Refuzohet kërkesa e Koçan për shtyrjen e dënimit me burg

Këshilli penal pranë Gjykatës themelore penale – Shkup e refuzoi kërkesën për shtyrjen e dënimit me burg të Sead Koçan, duke e konfirmuar vendimin e gjykatësit për kryerjen e sanksioneve. Siç informojnë nga Gjykata, tek gjykatësit për kryerjen e sanksioneve është dorëzuar kërkesë e re për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg, njofton Koha.mk

“Këshilli penal pranë Gjykatës themelore penale – Shkup duke vepruar sipas ankesës të dhënë kundër vendimit të gjykatësit për kryerjen e sanksioneve nga 01.07.2019 për lëndën me K.nr. 1459/17 nga prokuroria e emëruar si ‘Trust’ më 12.07.2019 ka mbajtur seancë dhe sipas vlerësimit të fakteve dhe dëshmive solli vendim me të cilin e refuzoi ankesën e të akuzuarit dhe e konfirmoi vendimin e gjykatësit për kryerjen e sanksioneve”, informojnë sot nga Gjykata themelore penale – Shkup.

Njëherit, siç theksojnë nga Gjykata, tek gjykatësi për kryerjen e sanksioneve është dorëzuar kërkesë e re për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg për të cilin është e nevojshme të kryhen disa hetime pas çka gjykatësi do të vendos, ndërsa pas vendimit të sjell palët dhe opinioni do të njoftohen në kohë.

Biznesmeni Sead Koçan më 17 korrik duhet të paraqitet në burg për ta vuajtur dënimin me burg prej katër viteve e tetë muaj në lëndën “Trust” të PSP-së.

Koçan është i dënuar për shkak të manipulimeve për marren e tenderit nga ELEM prej 17 milionë eurove me tregimin e dokumentacionit të rremë. Koçan është i vetmi nga kjo lëndë i cili duhet të vuajë dënimin me burg. Ai fillimisht ka marrë gjashtë vjet, por Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin.(koha.mk)

Related posts

Sektori për punë të brendshme vazhduar me aktivitetet e përforcuara kontrolluese rreth parkimeve në Tetovë

Televizioni Koha

Në kërkim të jetëve nën rrënoja, çfarë mbeti pas tërmeteve që gjunjëzuan vendin

Televizioni Koha

Krerët e BE-së pritet të vendosin për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Televizioni Koha

Leave a Comment