24/04/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Regjim i posaçëm i komunikacionit gjatë ditëve të ardhshme në Shkup

Për shkak të një feste fetare, nesër (21.02), si dhe gjatë fundjavës, nga ora 6 deri në orën 16:00 te varrezat në Butel, Kamnik dhe Gjorçe Petrov, ku pritet të rritet intensiteti i komunikacionit, nga ana e policisë së komunikacionit do të ndërmerren masa të posaçme për zhvillimin e komunikacionit.

MPB njofton qytetarët se komunikacioni do të zhvillohet në një drejtim, përkatësisht automjetet që do të shkojnë në rrugën ‘Aleksandar Urdarevski’ dhe më pas në rrugët lokale për në fshatin Mirkovci deri në hyrje të varrezave, më pas në rrugën ‘Boca Ivanova’ dhe në rrugën ‘Aleksandar Urdarevski’.
Me nevojë, komunikacioni do të drejtohet edhe te varezat Gjorçe Petrov në rrugën ‘Crnagorska’, ndërsa varezat ‘Kamnik’ në rrugën ‘Juzhnomoravski Brigadi’ dhe rruga ‘Roman Kaskalieviq’.

MPB ju bën apel shoferëve që t’i respektojnë rregullat dhe urdhrat e policëve për regjimin e posaçëm të komunikacionit./Telegrafi/

Të fundit