Numri prej 1.832.696 personave të regjistruar deri në përfundim të operacionit statistikor mund të rritet në gjashtë muajt e fundit deri sa përpunhen rezultatet, por mos u habitni edhe nëse zhvogëlohet. Kështu është për shkak se presim të paraqiten persona që janë regjistruar nga dy herë, thotë Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS)m Apostol Simovski për Plusinfo.
Ai sqaron se regjistrimi i dyfishtë arsyeteohet për shkak se një pjesë e qytetarëve janë hasur nga dy regjistrues të ndryshëm, në dy lokacione të ndryshme, transmeton Zhurnal.
“Operacioni statistikor filloi më 5 shtator dhe zgjati 25 ditë, kurse gjatë asaj periudhe një pjesë e shtetasve të Maqedonisë janë hasur në lokacion tjetër, e jo në shtëpinë e tyre. Për shembull, një familje e cila gjatë shtatorit ka shkuar për pushim në Ohër, Dojran ose në Krushevë, është hasur nga regjistruesit në apartamentin ku ka qëndruar përkohësisht. Ata qytetarë hyjnë në statistikë, kurse pasi janë kthyer në shtëpi sërish janë regjistruar. Detyra jonë është që t’i kryqësojmë të dhënat nga bazat dhe t’i evitojmë ata që janë regjistruar dy herë. Poashtu numri i përgjithshëm I qytetarëve të regjistruar mund të rritet dukshëm kur nga data-bazat do t’i nxjerri të dhënat për personat që kanë refuzuar të regjistrohen. Për momentin nuk mund të përmendi numër konkret, por me siguri bëhet fjalë për përqindje të lartë”, ka deklaruar Simovski.
Mirëpo sipas zëvendës drejtorit, Ilmi Selami, bëhet fjalë për përqindje të ulët, respektivisht për vetëm 10 mijë qytetarë. Këto dallime në qëndrime mes drejtorit Simovski dhe zëvendës drejtorit Selami, krijojnë hapësirë për dyshime lidhur me shifrat dhe përqindjet përfundimtare të regjistrimit.
Aq më tepër kur ish drejtoresha e ESHS-së, Bllagica Novkovska, vlerëson se nuk janë regjistruar 350 mijë banorë, respektivisht rreth 100 mijë amvisëri.