24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Regjistrohen 96 raste të reja të Kovid -19, dhjetë të vdekur ndërsa 61 të shëruar

Në 24 orët e fundit janë bërë 724 testime, ndërsa janë regjistruar 96 raste të reja me Kovid-19: Shkup-24, Kumanovë-6, Shtip-24, Tetovë-7, Strugë-9, Ohër-6, Manastir – 1, Gostivar-4, Strumicë-3, Kriva Pallankë-1, Radovish-5, Koçan-2, Sveti Nikollë-3. Kanë ndërruar jetë 10 persona, katër pacientë nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një pacient nga Shtipi, Tetova, Gostivari dhe Kërçova, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ka ndërruar jetë një pacient i moshës 76 vjeçare. Në SPQ “8 Shtatori” vdiqën katër persona të moshës 85, 71 dhe 53 vjeçare, ndërsa tek një pacient 48 vjeçar virusi është përcaktuar pas vdekjes. Në Klinikën për pulmologji ka ndërruar jetë një pacient i moshës 79 vjeçare, në gastroenterohepatologji një pacient i moshës 79 vjeçare. Në spitalin në Manastir ka ndërruar jetë një pacient nga Kërçova i moshës 82 vjeçare, në Spitalin klinik në Tetovë një pacient i moshës 60 vjeçare. Në Klinikën “Zhan Mitrev” ka ndërruar jetë një pacient i moshsë 62 vjeçare.

Instituti për Shëndet Publik (ISHP) sot i regjistroi 61 persona të shëruar nga: Shkupi-27, Kumanova-16, Prilepi-4, Tetova-4, Kavadari-1, Gjevgjelia-1, Kriva Pallanka-3, Kratova-1, Kërçova-1 Resnja-3.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve më Kovid në vend nga fillimi i epidemisë është 9.249, numri i pacientëve të shëruar është 4.871, numri i vdekjeve është 432, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.946. Sot është evidentuar një test kontrollues dhe korrigjim tek personat e shëruar nga dje. Për momentin shpërndarja nëpër qytete është si vijon:

Shkup 4.297, aktivë 1.880
• Kumanovë 912, aktivë 226
• Dibër 173, aktivë 111
• Shtip 606, aktivë 300
• Prilep 312, aktivë 59
• Tetovë 951, aktivë 299
• Strugë 361, aktivë 179
• Veles 206, aktivë 30
• Manastir 89, aktivë 44
• Ohër 244, aktivë 129
• Kavadar 29, aktivë 17
• Gostivar 298, aktivë 196
• Gjevgjeli 19, aktivë 9 (*6 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Bogdancit, një është nga Dojrani)
• Strumicë 31, aktivë 22
• Kriva Pallankë 23, aktivë 9
• Radovish 23, aktivë 19
• Krushevë 13, aktivë 8
• Koçan 90, aktivë 22
• Probishtip 43, aktivë 27
• Demir Hisar 15, aktivë 13
• Makedonski Brod 9, aktivë 5
• Pehçevë 6, aktivë 0
• Berovë 4, aktiv 1
• Vallandovë 6, aktivë 0
• Vinicë 5, aktivë 2
• Dellçevë 1, aktivë 0
• Kratovë 12, aktivë 8
• Shën Nikollë 197, aktivë 182
• Kërçovë 100, aktivë 83
• Resnjë 140, aktivë 56
• Negotinë 22, aktivë 2 (*10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë).

Janë bërë 724 testime përmes: ISHP-444, Biotek-16, ASHAM-1, Zhan Mitrev – 125, Sistinë me metodën PCR-94, Mjekësia Ligjore -0, QSHP- Manastir-19. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 86.543 testime të Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar gjithsej tre pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 91 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 43 pacientë, nuk ka pacientë në makinë respiratore.

Në Spitalin në Kozle të hospitalizuar janë 16 pacientë të rritur, pozitivë me Kovid-19, gjashtë fëmijë pozitivë në virus.

Në SPQ “8 Shtatori”, janë pranuar 5 pacientë të rinj, gjithsej të hospitalizuar janë 92 pacientë. Në makinë respiratore janë tre pacientë.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 36, ndërsa në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 51 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Kumanovë, Veles, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë të hospitalizuar janë 133 pacientë – pozitivë dhe të dyshuar në Kovid-19.

Raste aktive sipas komunave në Shkup sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në distribuim nëpër komunat e Shkupit):

Çair – 291
• Aerodrom – 189
• Butel – 140
• Gazi Babë – 207
• Qendër – 162
• Karposh – 168
• Saraj – 115
• Kisella Vodë – 148
• Gjorçe Petrov – 120
• Studeniçan – 107
• Shuto Orizarë – 104
• Haraçinë – 34
• Ilinden – 23
• Petrovec – 22
• Çuçer Sandevë – 14
• Sopishte – 20
• Zelenikovë- 11
• Të huaj – 7
• Të papërcaktuar – 0. fb/

Të fundit