20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Reka e Pendarovski përplasen në një debat televiziv

Gjatë debatit të djeshëm televiziv ne tv Sitell, mes kandidatëve për president të RVM, Stevo Pendarovskit, Biljana Silijanovska dhe Blerim Rekës, u panë edhe aftësitë debatuese të kandidatëve nëpërmjet argumenteve politike, informon portali “tetova1”.

Blerim Reka shkëlqeu në këtë debat teliviziv ndaj dy kandidatëve tjerë për president. Ai disa herë i zuri në pozicionin “shah mat” dy kandidatët tjerë për tema të caktuara.

Në përplasjet mes kandidatit të LSDM Pendarovskit dhe asaj te VMRO Silijanovskes për (mos) funksionimin e shtetit të së drejtës, se a kemi drejtësi selektive në kë shtet, ku Silijanovska tha se po ndiqet penalisht vetëm antar tē opozitës, Pendarovski i kujtoj se ne kohën e udheheqejes se VMRO, janë përgjuar mbi 20.000 qytetare ku ne mesin e tyre edhe vete Pendarovski dhe familja e tij.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Blerim Rekës i cili i ka replikuar Pendarovskit duke i thënë: “Ku janë vendimet gjyqësore për ata 20.000 biseda të përgjuara, pse asnjëri nga ata ende nuk është burgosur?! Duke i thënë Blerim Reka se Ju jeni në Qeveri dhe keni përgjegjesi të plotë për këto raste te dalura nga përgjimet e bombave?!

Ky moment i Blerim Rekës e ka vënë në siklet Pendarovskin i cili nuk dinte në çmënyrë të përgjigjet…

Të fundit