20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Reka nga Saraji: prania juaj dëshmon se ju nuk do të votoni sipas diktatit nga partitë e juaja!

Mbrëm kandidati për president, prof. Blerim Reka, vazhdoi fushatën e tij në komunën e Sarajit, ku u takua me mijëra qytetarë.

Gjatë takimit, kandidati presidencial, prof. Reka është shoqëruar edhe nga lideri i Alenacës për Shqiptarët, Ziadin Sela si dhe nga kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë tubimit hapur potencoi se përkrahja e kandidaturës së Prof. Blerim Rekes është rruga e drejtë që duhet të ndjekin.

“Jemi para zgjedhjeve presideniale dhe kjo është rruga e drejtë që duhet të ndjekim. Kjo është rruga simbolike e fitores. Me përkrahjen e juaj, dalim ballë lartë në zgjedhje dhe ne nuk jemi disa të tjerë që dalin ti përkrahim me turp të tjerët. Me 21 prill të vazhdojmë me krenari drejt fitores, të gjithë të rreshtohemi pas kandidatit prof. Blerim Rekës, kështu duhet të veprojnë të gjithë shqiptarët.

Ndër të tjera, kreu i Lëvizjes Besa, potencoi se në këto zgjedhje nuk kemi çfarëdo kandidati por një profesor, diplomat që ka punuar në përfaqësimin e Maqedonisë.

“Jemi këtu për të treguar se prof. Blerim Reka është zgjedhja për të gjithë shqiptarët. Blerim Reka me përkrahjen e të gjithë shqiptarëve do të kalojë në raundin e dytë dhe do të fitojmë zgjedhjet. Shqiptarët janë 500 mijë votues. Ftesë shqiptarëve, maqedonasve, romëve të votojnë të gjithë së bashku për prof. Blerim Rekën sepse ai është kandidati më i mirë për Maqedoninë”.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në komunën e Sarajit, Reka targëtoi rëndësinë e votës e jo diktatit nga partitë e tjera.

“Kjo prani e juaja dëshmon se ju nuk do të votoni sipas diktatit. Sot për të parën herë partitë shqiptare në pushtet e kundërshtojnë kandidatin shqiptarë. Jemi të ngopur me premtime boshe dhe kjo është arsyeja se përse qytetarët tanë e lëshojnë vendin. Programi im është kundër zbrazjes së vendit. Votat e juaja nuk do të lejojnë zbrazjen e vendit. Sot Maqedonia ka vetëm 1 shqiptarë ambasador, njësia e “Ujqërve”- asnjë, kështu nuk hyhet në Evropë. Disa po mshefen nga përgjegjësia duke dëshiruar të shuajnë prokurorinë speciale, për t’i ikur dënimit. Sot nuk mund të pranojmë denigrimin”, theksoi prof. Blerim Reka. /TV KOHA

Të fundit