19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Reketi”, Pendarovski bën thirrje për hetim pa ndikime nga jashtë

Presidenti Stevo Pendarovski për momentin nuk dëshiron ta komentojë zhvillimin e hetimit për rastin Reket por thotë se është e rëndësishme që institucionet filluan të bëjnë punën e tyre. Ai bëri thirrje për hetim thelbësor pa ndikime nga jashtë.

“E dini se kanë ndodhur disa aktivitete rreth kësaj. Kemi pasur privim nga liria të ish prokurores speciale dhe procedura mori kahje siç është përcaktuar me ligje. Puna ime si president nuk është që të komentoj më tej çdo fazë të ardhme tashmë që gjithçka hyri në binarë. Apeloj që të jemi të durueshëm dhe të presim se çfarë do të zbardhë procedura ligjore dhe pasi të kemi diçka të dukshme ose akuza të mund të komentojmë. Është e rëndësishme që po lëviz. Unë dhe të gjithë ne duam të shohim hetim të shpejtë por edhe thelbësor dhe hetim në të cilin nuk do të vërehen ndikimet e jashtme as nga bashkësia e biznesit as nga politikanët”, tha Stevo Pendarovski, president i shtetit.

Të fundit