06/10/2022
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Remetulla Kuçi emërohet drejtor, pas tij edhe shumë poste tjera merr PDSH-ja

Remetulla Kuçi nga PDSH-ja do të jetë Drejtor i Bibliotekës Nacionale dhe Universitare të Maqedonisë së Veriut. Me këtë emërim PDSH-ja tregon avancimet që bëhen brenda partisë e që ditëve në vijim po pritet të merr edhe shumë poste tjera në nivel shtetëror dhe lokal.

PDSH-ja  pritet të merr më shumë se dy këshilltarë ku përpos ngritjes në nivel shteti PDSH-ja po rritet edhe në komunën e Tetovës. Nga ana tjetër PDSH-ja pas zgjedhjeve të këshillit komunal pritet që në administratën e shtetit të punësojë shumë të rinj dhe të reja pavarësisht përkatësisë së tyre politike.

PDSH-ja  u tregua stoike në vendimet e tyre për Bashkimin Evropian ku së bashku me partitë tjera të koalicionit si LSDM-ja dhe BDI-ja votuan propzimin francez e më pas ngritën bashkë flamurin në zemër të Brukselit që sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut ndjehen më të sigurt e më të avancuar se kurrë më parë.

Ndryshe PDSH-ja ecën në rrugën e BE-së, në rrugën e NATO-së, në rrugën e SHBA-së së bashku me vëllezërit nga Shqipëria Edi Ramën e nga Kosova Albin Kurtin, Hashim Thaçin, Ramushin e të tjerë.

Të fundit