23/04/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rendevski: 75% e personave të pa-vaksinuar kanë antitruptha

Të dhënat nga analiza e testimit skrining për COVID-19 që e ka realizuar Ministria e Shëndetësisë, tregojnë se tek të testuarit që nuk janë vaksinuar, prania e anti-trupthave lëvizë nga 75 deri 76 për qind, ndërsa tek të testuarit që janë vaksinuar shkalla e anti-trupthave lëvizë prej 85 deri 86%.

Kështu deklaroi zv. ministri i Shëndetësisë Vlladimir Rendevski, i cili nënvizoi se këto të dhëna tregojnë se një numër i madh i personave që nuk janë vaksinuar, megjithatë kanë pasur kontakt me virusin.

Rendevski gjithashtu theksoi se nëse është arritur apo jo imunitet kolektiv vendos Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) në bazë të analizave. Sipas tij parametri më i rëndësishëm është analiza e numrit të të sapoinfektuarve, të vdekurve dhe të hospitalizuarve dhe në bazë të kësaj rekomandohen masa epidemiologjike.

Të fundit