25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rënie prej 5,9 për qind e prodhimit industrial në dhjetor të vitit kaluar

Prodhimtaria industriale muajin e kaluar ka shënuar rënie prej 5,9 për qind në krahasim me muajin dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa në muajt janar-dhjetor të vitit kaluar ka pasur rritje prej 3,7 për qind në krahasim me vitin 2018.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), prodhimtaria industriale në sektorin e minierave dhe guroreve në muajin dhjetor të vitit 2019, në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2018, është ulur me 24,2 për qind, në sektorin e prodhimtarisë industriale është ulur me 3,1 për qind, ndërsa në sektorin furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 12,1 për qind.

Sipas grupeve kryesore të industrisë, së paku, prodhimi industrial shënon rritje tek prodhimet kapitale me 2 për qind, ndërsa ka rënie tek energjia me 17,3 për qind, mallrat e ndërmjetme përveç energjisë, me 7,1 për qind, prodhimet e qëndrueshme të konsumit të gjerë me 16,3 për qind dhe produkteve jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë me 4,8 për qind. bs/fab

Të fundit