28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Reshje të borës në Kodrën e Diellit

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa ndërprerje dhe nëpër rrugë kryesisht të lagështa.

Nga LAMM-ja gjithashtu apelojnë për kujdes gjatë lëvizjes së automjeteve për në Kodrën e Diellit, për shkak se ka reshje të lehta të borës.

Ndërkohë që komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç kryerjes së formaliteteve doganore.

Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër lugina ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Të fundit