Për shkak të intenzitetit të madh të rreshjeve të shiut në qytetin e Tetovës
gjatë tërë ditës djeshme, në disa pjesë uji ka depërtuar në bodrumet e
shtëpive të qytetarëve dhe janë bllokuar nënkalimet në rrugën e Falishtit,
Monopol dhe disa vende tjera. Nga njësia e zjarrfikësve në Tetovë thonë
se pas vërshimeve të mbrëmshme, janë pastruar bodrumet në lagjen 162
dhe 166. Nëpërmjet Shtabit të Krizës do të kërkohet që të mbulohen
dëmet e shkaktuara.Komuna e Tetovës, nëpërmjet Njësisë Territoriale
Kundër Zjarrit ka bërë pastrimin e bodrumeve të shtëpive në lagjet “162”
dhe “166” dhe ka liruar për qarkullim nënkalimet rrugore. Gjithashtu,
ekipet e NPK- së janë në terren për të pastruar bllokimin e pusetave
njëkohësisht duke apeluar tek qytetarët që të bëjnë kujdes me hudhjen e
mbeturinave.Qytetarët shprehen se kjo situatëw përsëritet ndër vite.
Nëpërmjet Shtabit të Krizës do të kërkojmë sanimin dhe mbulimin e
dëmeve eventuale duke qenë pranë qytetarëve në çdo kohë dhe në çdo
moment thonë nga njësia e zjarrfikësve në Tetovë.
Nga Ndërmarrja publike komunale Tetova-Tetovë thonë se bëjnë të
pamundurën për t`iu dalë në ndihmë banorëve, por kapaciteti i
makinerisë është i limituar.
lulzim
.Kjo situatë tashmë përsëritet ndër vite, sidomos kur ka rreshje të shiut.TV KOHA