25/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Revizioni: Toka dhe objekti i Kuvendit janë në pronësi të shtetit, por Kuvendi nuk ka fletëpronësi për shfrytëzim

Enti Shtetëror i Revizioni (ESHR) sot në ueb-faqen e saj i ka publikuar raportet e revizionit të kryer në Kuvendin e Maqedonisë së veriut, më saktësisht tre llogaritë. Sipas revizionit, toka ku është ndërtuar objekti i Kuvendit, por edhe objekti, janë në pronësi të shtetit, por Kuvendi nuk ka fletëpronësi për shfrytëzim, njofton Portalb.mk.

Sipas, raportit, Kuvendi disponon me fletëronësi që toka dhe objekti i Kuvendit janë në pronësi të shtetit, por nuk kanë fletëpronësi për shfrytëzim e tyre.

“Kuvendi disponon me fletëpronësi, në pajtueshmëri me të cilin objekti është në pronësi të RMV-së dhe nuk është kryer regjistrimi i të drejtës së shfrytëzimit në Agjencinë për Kadastër dhe Patundshmëri. Kuvendi disponon me fletëpronësi sipas të cilit është regjistruar e drejta e pronësisë së RMV-së dhe nuk është regjistruar e drejta e pronësisë ose shfrytëzimit të Kuvendit”, thuhet në raportin e revizionit.

Revizorët thonë se gjendja e theksuara nuk është në pajtueshmëri me nenin 18, paragrafi 1 nga Ligji për Shfrytëzim dhe Disponim të Pronave në Pronësi të Shtetit dhe atyre në Pronësi Komunale.

“Qeveria e RMV-së me vendim mund t’ua jep për përdorim të përkohshëm ose të përhershëm për shfrytëzim, me ose pa kompensim organeve shtetërore, personave juridik të themeluara nga shteti, komunat, apo komunat apo Qytetit të Shkupit, shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve. Gjendjet e theksuara ndikojnë në konstatimin e të drejtës së shfrytëzimit, gjegjësisht pronësisë së objekteve ndërtimore në të cilat Kuvendi i kryen kompetencat e saja. Gjatë revizionit është dorëzuar shkresë deri te Qeveria e RMV-së për fillimin e aktiviteteve për regjistrimin e të drejtës së pronësisë ose shfrytëzim të pronave të patundshme”, thuhet në revizion.

Rekomandimi i revizorëve është që personi përgjegjës në kuvend të vazhdojë me aktivitetet e filluara për regjistrimin e të drejtës së pronësisë ose shfrytëzimit të pronës në Agjencinë për Kadastër dhe Patundshmëri.

Nga ESHR për llogarinë për buxhet të donacioneve – Programi për mbështetjen e Kuvendit (785 – 60) kanë shprehur mendim pa rezervë për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për harmonizimin me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara. Ata theksojnë se nuk kanë marrë vërejtje për draft-raportin e revizorit shtetëror të autorizuar.

Të fundit