29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rexhep Rexhepi kuzhinjeri tetovar që mahnit kryeqytetin Danez | VIDEO

Në restaurantin “ Noma “ është tmerrësisht e vështirë të bësh rezervim, por që kryeqytetin danez Kopenhagen e ka shndërruar në njërin prej destinacioneve më të rëndësishme të ushqimit në botë.
Kuzhina e tij është e mbushur me shefa të aftësive të jashtëzakonshme, që kanë arritur me shumë mund të fitojnë besimin e pronarit Rene Rexhepi.

I riu nga Xhepçishti i Tetovës Rexhep Rexhepi konsiderohet si kuzhenjeri më i ri dhe më i mirë që tani punon në restorantin Noma. Rexhepi është vetëm 19 vjeçar dhe nga kjo mosh shumë e re ka marrë hapat e kuzhinjerit botëror Rene Rexhepi.

Restoranti Noma ku punonë Rexhep Rexhepi është një ndër restaurantet më të njohur për nga kuzhina që u ofron mysafirëve të saj duke filluar nga ushqimet bimore e deri te perimet që futen në specialitetet e tyre.

Restauranti ” Noma ” ku punon i riu tetovar Rexhep Rexhepi rregullisht shpallet si më i miri në botë, një gjë e rrallë kjo duke pasur parasysh konkurrencën e jashtëzakonshme. Kuzhina ku punon tetovari përshkruhet si nordiko-skandinave, një përpjekje e Rexhepit për të sjellë ushqimin nordik, më shumë si interpretim të atij vetë, sesa si pjatë klasike, e shoqëruar kjo me një servirje të jashtëzakonshme për nga fantazia e ngjyrave dhe formave. /Tv Koha/

 

Të fundit