25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ribalansi i buxhetit/ Zaev premton ndihma të reja për qytetarët

Qeveria është e gatshme gjithnjë për rialokim të mjeteve buxhetore, kur bëhet fjalë për ndihmë të qytetarëve nga natyra ekzistenciale, tha kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se një pjesë e madhe e këtyre mjeteve kthehen në buxhet.

Zaevi u përgjigj në pyetjen e deputetit Zoran Jovançev nga VMRO-DPMNE, i cili kërkoi përgjigje nëse ka rrush të pablerë dhe sa verë ka mbetur në kantinat e verës për shkak të pandemisë.

“Edhe këtë vit do ta presim të gatshëm në këmbë. Do të bëjmë gjithçka që duhet të bëjmë. Një miliardë e 300 milionë euro u janë lënë qytetarëve, veçanërisht ndaj prodhuesve të rrushit, prodhuesve të duhanit, sepse pjesa më e madhe jetojnë nga kjo.

Jemi të gatshëm, do të shihni në ribalancin e ri të Buxhetit, përsëri kemi projeksione për ndihmë, paralajmëroi kryeministri Zaev.

Kriza e kovidit, siç tha, është përditshmëri, duke shprehur kënaqësi nga numrat e vegjël të të sëmurëve, duke potencuar se kjo mund të reflektojë ndaj ekonomisë sa i përket hapjes së kapaciteteve të konsumit, përfshirë edhe për ato dy degë të rëndësishme – vreshtaria, por edhe për duhanin.

Sipas Zaevit, 45 për qind e shumës të cilën e morën kultivuesit e rrushit ishin nga blerësit, ndërsa 55 për qind nga Qeveria, që asnjëherë nuk ka qenë kështu, ndërsa shkaqet, siç përkujtoi, janë për shkak të krizës së koronës. Pandemia e uli plasmanin e rrushit për verë dhe verës. Shteti, tha ai, iu ndihmoi kultivuesve të rrushit me subvencione që të blihet edhe kokrra e fundit e rrushit.

Zaevi i hodhi poshtë zërat e opozitës se blerja e rrushit ishte mashtrim, duke thënë se Qeveria ishte e vendosur që ta blejë të gjithë rrushin dhe ta paguajë sepse qytetarët jetojnë nga kjo.

Kryeministri tha se këtë vit ka eksport më të madh në rrushit të verës, veçanërisht të verës me shumicë, që, sipas Zaevit, është rezultat i masës qeveritare.

“Të dhënat e deritanishme tregojnë se kanë dhënë rezultat dhe se po zbrazen kantinat e verës”, tha ai, megjithatë duke shtuar se mesatarja bëhet në qershor.

Në mbledhje paraprakisht ishin shqyrtuar pyetjet që me shkrim u ishin dorëzuar ministrave.

Mbledhja vazhdon prej orës 15, ndërsa në pyetjet e deputetëve duhet të përgjigjen ministri i Financave, Fatmir Besimit dhe për Mjedis Jetësor, Naser Nuredini

Të fundit