20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rigjykimi i rastit “Alfa”, Iseini: Gjykata Penale ka shkelur të gjitha afatet (Video)

Avokatja e të dënuarve në rastin “Alfa”, Artene Iseni, thotë se Gjykata Penale në Shkup ka shkelur të gjitha afatet ligjore lidhur me kërkesën e mbrojtjes për përsëritjen e procedurës gjyqësore për këtë lëndë, pas ekspertizës së kryer jashtë vendit. Në një prononcim për gazetën LAJM, zonja Iseini tha se gjykata me muaj po e mban në sirtarë lëndën pa dhënë përgjigje konkrete për zvarritjen e çështjes.

“Gjykata Penale në Shkup duke mos respektuar dispozitat e parapara me ligj edhe afatet e parapara me ligj, për 6 muaj mban nëpër sirtaret e saj lëndën duke mos e shqyrtuar akoma. Janë tejkaluar të gjitha afatet e parapara me ligj por deri tani nuk kemi pasur një përgjigje konkrete. Përgjigja e fundit është se gjykatësja tek e cila është caktuar lënda, është në pushim mjekësor dhe është zvarritur që nga qershori i vitit 2021, ju është mohuar e drejta elementare për ta rishqyrtuar këtë lëndë edhe përkundër faktit që kemi parashtruar kërkesë për përsëritjen e procedurës. Përsëritja e procedurës është mjet i jashtëzakonshëm, që do të thotë se është i natyrës urgjente por nuk kemi akoma një përgjigje konkrete”, tha avokatja Artene Iseini në një prononcim për gazetën LAJM.

Të fundit