25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rinia e Besës ndau pajisje mbrojtëse falas në Tetovë

Aktivistë të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA si dhe përfaqësuese të Forumit të Gruas, sot kanë shpërndarë mjete mbrojtëse si ndaj KOVID-19, maska dhe doreza në qytetin e Tetovës. Ky aksion vjen menjëherë, pasi që rekomandimet e fundit nga ana e institucioneve kompetente, obliguan mbajtjen e maskave dhe dorezave për t’u mbrojtur qytetarët nga kjo pandemi.

Aksion i ngjashëm nga ana e Lëvizjes BESA për shpërndarjen e maskave dhe dorezave do të realizohet edhe në disa qytete të tjera gjatë javës që vjen.

Në vazhdim e keni deklaratën për media të anëtares së kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Hatije Etemi:

“Duke parë dhe ndjekur situatën e cila është krijuar nga pandemia e Kovid-19, ne si Forum i Gruas bashkë me Forumin Rinor të Lëvizjes BESA, morëm iniciativë sensibilizuese për shpërndarje falas të një sasie simbolike të maskave si mjete mbrojtëse të cilat pas lehtësimit të orës policore janë bërë të detyrueshme për t’i pasur çdo qytetar që del në ambient publik. Këtë betejë me virusin KOVID-19 mund ta fitojmë vetëm duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore prandaj sot përmes këtij aktiviteti tonë dëshirojmë të dërgojmë një mesazh se duhet të kemi vullnet të plotë dhe të angazhohemi maksimalisht për të ruajtur shëndetin individualisht por edhe të atyre që na rrethojnë. Këtë aktivitet që sot kemi nisur në Tetovë nga java që vjen do e vazhdojmë edhe në disa qytete tjera duke dashur që të tregojmë rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit të gjithë qytetarëve. Nëse respektojmë në përpikëri rekomandimet normalisht që edhe masat restriktive gradualisht do lirohen dhe do ti kthehemi normalitetit”.

Lëvizja BESA

Të fundit