Riparohet instrumenti matës për grimcat PM 10 në stacionin matës mobil në Gjorçe Petrov - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Riparohet instrumenti matës për grimcat PM 10 në stacionin matës mobil në Gjorçe Petrov

(MIA) – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se stacioni matës mobil i vendosur në komunën e Gjorçe Petrovit është vënë në funksionim, përkatësisht maten ndotësit SO2, NO-NOx-NO2, CO dhe О3.

Vetëm për shkak të një problemi teknik është shkyçur instrumenti për matje simultane të PM10 dhe PM2.5 më 23.12.2019 dhe që atëherë nuk funksionon.

Aktualisht, në rrjedhë është procedura për shpalljen e tenderit për furnizimin e pjesëve rezervë, duke përfshirë edhe pjesën e domosdoshme për instrumentin në fjalë.

“Me furnizimin e pjesëve rezervë, instrumenti do të servisohet dhe kalibrohet, pastaj do të përfshihet në sistem, ndërsa të dhënat e matjes nga ky instrument do të mund t’i gjeni në faqen e internetit për cilësinë e ajrit http://air.moepp.gov.mk”, njofton MMJPH. fab/

Related posts

ASH: BDI përdor koronavirusin për pikë politike, rrezikon shëndetin e qytetarëve

Televizioni Koha

ASH-ja kërkon përfaqësim në KSHZ: BESA është në koalicion me LSDM-në, partisë opozitare i takon anëtari i KSHZ-së

Televizioni Koha

AMBASADA E SHBA-VE NË GJERMANI: MARRËVESHJA PËR HEKURUDHAT HISTORIKE

Televizioni Koha

Leave a Comment