Ripërtërihen fluturimet prej destinacioneve evropiane deri në qytetin bullgar Varna - Tv Koha
Lajmi i Ditës Rajon

Ripërtërihen fluturimet prej destinacioneve evropiane deri në qytetin bullgar Varna

Kompania ajrore Vizer i ka ripërtërirë fluturimet deri te aeroportet në qytetin bullgar Varna nga Ajndoven (Holandë), Dortmundi (Gjermani) dhe Londra (Britania e Madhe). Të tre fluturimet janë planifikuar për sonte.

Me atë rast, Inspektorati Shëndetësor Rajonal urdhëroi që në kohën e aterrimit të të tre aeroplanëve, në ndërtesën e aeroportit të jenë prezentë inspektorë që do të matin temperaturën e trupit të udhëtarëve dhe do t’u japin atyre broshura me udhëzime dhe kushte për karantinën. Të gjithë udhëtarët që vijnë do të duhet të qëndrojnë në karantinë 14-ditore, pasi vijnë nga rajone që janë të rrezikshme për sa i përket përhapjes së Kovid-19.

Nesër pasdite pritet edhe një fluturim nga Memingen, Gjermani. sn/

Related posts

Zaev: Shteti duhet ta shfrytëzojë mundësinë e parë për zgjedhje

Televizioni Koha

MSH: Qytetarët t’i respektojnë në tërësi masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi

Televizioni Koha

Mile Jovanovski, babai i Boki-13, u shpreh se nuk ndjen faj

Televizioni Koha

Leave a Comment