07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rishikimi i buxhetit, komisioni amë vazhdon debatin rreth amendamenteve

Komisioni për Financa dhe Buxhet edhe gjatë ditës së sotme duhet të vazhdoj me shqyrtimin e amendamenteve për rishikimin e buxhetit.

Gjatë ditës së djeshme, në ditën e gjashtë të debatit, janë shqyrtuar 19 amendamente, prej të cilave është pranuar vetëm një, me të cilat kërkohet të ndahen 2.5 milionë denarë për pastrimin e deponisë industriale në Nerez.

Janë dorëzuar gjithsej 204 amendamente, nga të cilat mbi 170 nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE, 28 nga Aleanca për Shqiptarët dhe dy nga shumica parlamentare.

Sipas Rregullores së Punës, debati rreth amendamenteve zgjat dhjetë ditë.

Të fundit