RITUALI/ Nis Haxhi i paimagjinueshëm: tërheqës estetikisht, i trishtueshëm fetarisht (pamje) - Tv Koha
Botë Lajmi i Ditës

RITUALI/ Nis Haxhi i paimagjinueshëm: tërheqës estetikisht, i trishtueshëm fetarisht (pamje)

Besimtarët të cilët patën fatin të kryejnë Haxhin e këtij viti, të pazakontë për shkak të reduktimit drastik të numrit të pelegrinëve, nga mijëra në qindra, mbërritën në Mekë me maska ​​mbrojtëse dhe në grupe të vogla. Ata nisën ritualin e Tafavit në një distancë nga njëri-tjetri, duke respektuar ë të gjitha masat e tjera të mbrojtjes.

Kufizimet nënkuptonin që vetëm muslimanët që tashmë jetojnë në Arabinë Saudite dhe kanë moshë midis 20 dhe 50 vjeç, mund të merrnin pjesë në ritualet e Haxhit.

Rreth 1.000 adhurues që jetojnë në Arabinë Saudite po marrin pjesë në haxhin e këtij viti; dy të tretat janë shtetas të huaj, të zgjedhur për të përfaqësuar 160 nacionalitete të ndryshme, të cilat do të ishin të pranishëm në Haxh.

Autoritetet në Arabinë Saudite po përpiqen të parandalojnë një rritje të mëtejshme të infeksioneve koronavirus, sepse rreth 270,000 njerëz janë tashmë të infektuar në këtë vend.

“Nuk ka çështje të sigurisë në pelegrinazh, por ulja e numrit të njerëzve është një mënyrë për të mbrojtur haxhilerët nga rreziqet e një pandemie,” tha Khalid bin Karar al-Harbi, drejtori për sigurinë publike.

Ai shtoi se të gjithë haxhilerët do të duhet të mbajnë maska ​​dhe të përmbahen në distancë fizike gjatë një serie të riteve fetare si pjesë e Haxhit.

Sië mund të shihet në pamje, duket një Haxh tërheqës estetikisht, por i trishtueshëm fetarit.

Mizëria e njerëzve në rreth 2-3 milion, është një prej ngazillimeve shpirtërore të Haxhit, për ata që janë atje apo për ata që e ndjekin në distancë peligrinazhin e përvitshëm, si tubimi më i madh në botë. /tesheshi.com/

 

Related posts

Pesë ditë pa ujë një nga lagjet më të mëdha të Tetovës

Televizioni Koha

Nga e mërkura ftohje dhe reshje të mëdha të shiut dhe borës

Televizioni Koha

Dibër, rritet numri i të infektuarve tek të rinjtë

Televizioni Koha

Leave a Comment