19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, 4.139 raste aktive, Komisioni i Sëmundjeve Infektive do të shqyrtojë situatën me Covid-19

Komisioni për Sëmundje Infektive sot do të mbajë mbledhje në të cilën do të shqyrtohet situata aktuale epidemiologjike në vend me virusin korona, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat e ditës së djeshme nga Ministria e Shëndetësisë treguan se në 24 orët e fundit u regjistruan 844 raste të reja të infektimit me Covid-19 nga 1.890 testime të kryera. Gjashtë persona sipas njoftimit të sotshëm humbën jetën.Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 4.139.

Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Kavadari dhe Kumanova.

Ndryshe, në vendet e rajonit kanë filluar me shtimin e masave mbrojtëse kundër këtij virusi, si mbajtja e maskave dhe të tjera. Autoritetet vazhdojnë të apelojnë që qytetarët të vaksinohen kundër këtij virusi.

Të fundit