25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, Ligji për mbrojte nga sëmundjet infektive dhe rishikimi i buxhetit javën e ardhshme në Kuvend

Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundje infektive, rishikimi i buxhetit dhe ligji për mbrojtje nga diskriminimi pritet të jenë në rend dite javën e ardhshme, në seancën e caktuar për më 27 prill.

Kështu informoi sot, kryeparlamentari Talat Xhaferi në brifing për gazetarët ku sqaroi se, grupet parlamentare kanë kërkuar që ligji të mos vendoset në rend dite në seancën më 20 tetor, që të arrijnë pajtueshmëri për çështje të caktuara. Ai tha se, nuk e ka ndërmend që të thirr seancë vetëm për një pikë të rendit të ditës me procedurë të shkurtuar, për shkak të mosmarrëveshjeve të partive dhe i ka informuar se seanca e ardhshme do të jetë më 27 tetor, shkruan Portalb.mk.

“Në atë seancë, nëse arrihet marrëveshje mes partive parlamentare, mund të jetë në rend dite edhe zgjedhja e gjykatësit kushtetues. Deri në mbajtjen e seancës, pritet që të përfundojë izolimi i tre deputetëve të cilët ishin pozitiv me covid – 19. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore”, deklaroi Xhaferi.

Ndryshe, diskutimi për propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundje infektive me procedurë të shkurtuar, ku janë të përfshira edhe masat e reja për mbrojtje nga covid-19, të propozuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive është shtyrë me datën 27 tetor, kur dhe pritet të kthehen dy deputetët aktualisht të infektuar, Laze Taneski dhe Ismail Jahoski,pasi opozita opozita maqedonase kërkoi më shumë kohë për të shqyrtuar se çfarë përmban ligji, sepse sipas tyre “kanë dyshime për disa akte ligjore”, është

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbrëmë zhvilloi seancën e 13-të, ku u miratuan rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse në lidhje me kufizimet për parandalimin e virusit korona.“Kufizohet orari i punës së objekteve hotelerie deri në ora 23:00”, raportojnë nga Qeveria, duke sqaruar se kjo ishte një kërkesë e Komisionit.

Qeveria raportoi se do të zvogëlohet deri në 50% numri i udhëtarëve në transportin publik, në krahasim me numrin e planifikuar në automjet. Një nga rekomandimet e pranuar nga Qeveria është edhe ajo se administrata të punojë në ndërrime ose online, duke e reduktuar përmes rotacionit.

Të fundit