29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, më 5 tetor hapet regjistrimi për afatin e nëntorit për vizë pune në Gjermani

Lista e pritjes për termine për të ashtuquajturën Rregullorja për Ballkanin Perëndimor për muajin nëntor do të hapet për regjistrim më 5 tetor 2021 në orën 11:00, njoftoi ambasada gjermane në Shkup. Nga atje shtojnë se Lista do të mbyllet kur të arrihet kontingjenti mujor, kurse ata që nuk do të arrijnë të regjistrohen në nëntor, do të kenë mundësi që të njëjtën ta bëjnë muajin vijues, transmeton Portalb.mk.

Më 1 shtator, Në Gjermani hyri në fuqi rregullorja e re e ashtuquajtur Rregulloja e Ballkanit Perëndimor, me të cilën qeveria gjermane edhe pas vitit 2020 iu mundësoi shtetasve të Maqedonisë, Kosovës, Serbisë, Shqipërisë, BeH dhe Malit të Zi të kenë qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës. Për të gjithë rajonin janë siguruar 25.000 viza pune, prej të cilave 4.750 për Maqedoninë

Të fundit