25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, Ministria e Administratës përgatit ligje të reja për punonjësit e sektorit publik dhe zyrtarët administrativ

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës po përgatit ligje të reja për punonjësit e sektorit publik dhe zyrtarët administrativ për të kapërcyer problemet që kanë lindur gjatë implementimit të zgjidhjeve ekzistuese ligjore të miratuara pesë vjet më parë, njofton Portalb.mk.

“Ligji aktual për punonjësit e sektorit publik si ligji i parë në një fushë të tillë që rregullonte çështjet në fushën e marrëdhënieve të punës në të gjitha institucionet e sektorit publik ishte një risi në sistemin ligjor, dhe përgatitjes së tij i mungonte përvoja praktike në fushat që i nënshtrohen rregullimit. Ligji vendosi standarde të reja në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore në sektorin publik. Por pas pesë viteve të zbatimit të ligjit, një numër problemesh praktike kanë dalë gjatë implementimit të tij, kapërcimi i të cilave është i domosdoshëm për zbatimin e qëndrueshëm të ligjit dhe arritjen e qëllimit për të cilin u miratua”, thuhet në shpjegimin për përgatitjen e projektligjit publikuar përmes Regjistrit të Vetëm Nacional Elektronik –ENER.

Në të thuhet se Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës kishte për qëllim të përgatisë ndryshime dhe shtime në ligj bazuar në vëzhgimet praktike nga ata që zbatojnë ligjin.

“Duke pasur parasysh faktin se doli që më shumë se 1/3 e neneve ekzistuese duhet të ndryshohen, u hartua një ligj krejtësisht i ri, i cili në thelb është ligji ekzistues,” thuhet në shpjegimin për arsyet e sjelles së këtij projektligji.

I ngjashëm është edhe shpjegimi për përgatitjen e ligjit të ri për zyrtarët administrativ. Në të thuhet se ligji ekzistues ka prezantuar shumë risi në lidhje me rregullimin e statusit dhe procedurën e punësimit të zyrtarëve administrativ, por që një zgjidhje e re ligjore është e nevojshme për të kapërcyer problemet praktike në zbatimin e dispozitave ligjore.

Të fundit