29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, MPB-ja dhe Inspektorati i tregut, ndërprenë një dasmë me 250 mysafirë në Gllumovë

Inspektorati i Tregut dhe Ministria e Brendshme në një aksion të përbashkët mbrëmë në një restorant në Gllumovë kanë zënë 250 mysafirë, të cilët kanë marrë pjesë në një dasëm, e cila është zhvilluar në kundërshtim me protokollet shëndetësore për të parandaluar përhapjen e covid-19, tha Ministria e Brendshme. Sipas informacioneve fillestare, aksioni u krye para orës 21, dhe pas ndërhyrjes së policisë, dasma u ndërpre, njofton Portalb.mk.

Që nga fillimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore dhe të inspektimit kanë kërkuar që të mos mbahen tubime të mëdha dhe se dasmat dhe festimet e tjera familjare janë ndaluar për të mbrojtur shëndetin e popullatës.

Ministrat dhe inspektorët kanë paralajmëruar vazhdimisht se tubime të tilla janë shkak infeksionesh të reja.

Me ndryshimet në Ligjit për mbrojtjen nga sëmundjet infektive, të cilat Qeveria i miratoi javën e kaluar, shërbimeve të inspektimit u jepen kompetenca më të mëdha për të mbikëqyrur dhe sanksionuar kompani dhe individë të cilët veprojnë në kundërshtim me protokollet për mbrojtje nga covid-19.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski, u ankua se nuk kishin inspektorë të mjaftueshëm dhe theksoi se Ministria e Financave kishte refuzuar kërkesën për 20 vende pune në IShT.

Të fundit