RMV, një familjes katër anëtarëshe në korrik i janë nevojitur 33.265 denarë për nevoja themelore - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

RMV, një familjes katër anëtarëshe në korrik i janë nevojitur 33.265 denarë për nevoja themelore

Një familje prej katër anëtarësh mesatarisht në korrik i janë nevojitur 33.265 denarë për t’i përmbushur nevojat themelore gjatë muajit.

Më së shumti para, sipas Shportës sindikale minimale janë të nevojshme për ushqim dhe pije, respektivisht 14.064 denarë si dhe për shlyerjen e shpenzimeve komunale 10,444 denarë. Për transport janë nevojitur 2,466 denarë, ndërsa higjienë personale 2,369 denarë, transmeton MIA.

Për veshje dhe këpucë kanë qenë të nevojshme 2,142 denarë, ndërsa për aktivitetet kulturore 1,066 denarë.

Related posts

Maqedoni, subvencionet për turistët ndahen në mënyrë selektive

Televizioni Koha

Kina refuzon hetim ndërkombëtar para se të përfundojë pandemia e Kovid-19

Televizioni Koha

Bujar Osmani në krye të diplomacisë, shqiptari i parë në këtë pozitë

Televizioni Koha

Leave a Comment