28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, një numër i qytetarëve nuk mund t’i tërheqin paratë e ndihmës së shtetit për shkak të llogarive të bllokuara nga ana e përmbaruesve, Qeveria nuk ka sqarim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka përgjigje konkrete se pse paratë e ndihmës së shtetit të dedikuar për kategori të caktuar të qytetarëve, janë bllokuar nga ana e përmbarusve. Përkatësisht, bëhet fjalë për një numër të qytetarëve të cilët kanë pasur borxhe dhe të njëjtit nuk kanë mundur të tërheqin paratë e ndihmës së shtetit, pasi u është bllokuar llogaria nga ana e përmbaruesve, shkruan Portalb.mk.

I pyetur sot nga gazetarët, zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, nuk ka dhënë një përgjigje konkrete se a do ta zgjidh Qeveria këtë problem.

“Mund të themi se Qeveria ka bërë gjithçka që t’i largojë të gjitha procedurat administrative që kjo ndihmë të arrijë në rrethin sa më të gjerë të qytetarëve. Në lidhje me këtë pyetje Qeveria nuk ka diskutuar konkretisht. Nëse ka diçka të tillë në rend dite, edhe si ide edhe si vendim do ta ndajmë me publikun”, deklaroi Arsovksi.

Edhe pse insistimit të më shumë gazetarëve se pse Qeveria nuk e ka parashikuar këtë dhe nëse do të merret me këtë çështje, Arskovski vetëm përsëriti përgjigjen e njëjtë se kanë bërë gjithçka që të largojnë procedurat administrative dhe ndihma shtetërore prej 6000 denarë të përfshijë numër sa më të madh të qytetarëve.

Në numër i madh i qytetarëve kanë alarmuar nëpër rrjete sociale se nuk mund t’i tërheqin nga banka paratë e lëshuara nga Qeveria si pjesë e ndihmës shtetërore, pasi llogaritë e tyre janë bllokuar nga ana e përmbaruesve për shkak të borxheve. Pra, në momentin që paratë kanë hyrë, llogaritë e tyre janë bllokuar

Ankesat e qytetarëve

Ankesat e qytetarëve

Ankesat e qytetarëve


Sipas procedurës, nëse keni borxh për ndonjë faturë të papaguar, kreditorët kanë të drejtë të kërkojnë bllokim të llogarisë tuaj.

“Procedura është si në vijim: fillimisht, kreditorët (vetë apo me ndihmë të avokatit) dorëzojnë kërkesë në një urdhëresë pagese, e dyta, ua dorëzojnë noterëve me të cilët bashkëpunojnë, ndërsa ata në bazë të faturave të papaguara e nxjerrin urdhëresën për pagesë, e treta, përmes kompanive për dërgesa, urdhëresat u shpërndahen personave që kanë borxh. Qytetarëve u mbetet afat prej 8 ditësh të dorëzojnë ankesë, ndërsa më pas, nëse nuk gjendet zgjidhje, rasti shkon në gjykatë. Nëse obligimi nuk kryhet edhe më tej, urdhëresa për pagesë kalon te përmbaruesi. Në shumën llogaritet edhe kamata nga dita e dorëzimit të kërkesës. Përmbaruesit, si mjet më të shpeshtë për pagesë shfrytëzojnë bllokimin e llogarive si zgjidhje më e lehtë, ndërsa munden të paguajnë edhe me marrëveshje, me pajtueshmëri që të tërhiqet një e treta e pagës çdo muaj, deri sa nuk shlyhet borxhi”, qëndron në procedurë.

Ligji për përmbarim, parasheh që përmbaruesi ka të drejtë të bllokojë llogari bankare dhe prej saj të merr një pjesë që të paguajë borxh për rrymë, ujë, ngrohje, kredi dhe të ngjashme.

Sipas çmimores për shërbim të personave juridik, për bllokim dhe debllokim të llogarisë qytetarët duhet të paguajnë afërsisht nga 500 den dhe po ashtu, 500 den edhe për riaktivizim urgjent të llogarisë.

Qeveria më 12 dhjetor publikoi listën, e qytetarëve të cilëve u takon ndihma shtetërore, si pjesë e pakos së katërt të masave ekonomike për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga pandemia.

Masat parashohin që 283 mijë qytetarë të marrin nga rreth 6000 denarë apo 100 euro. Këtu përfshihen qytetarët me të hyra të vogla, qytetarët me pensione të ulëta, përdoruesit e ndihmës sociale, të rinjtë të moshës prej 16-29 vjet, artistët dhe personat të tjerë të përfshirë në veprimtarinë e kulturës, punonjësit e filmit artistët e estradës.

Nga Qeveria sqaruan se ndihma për kategoritë e rrezikuara nuk do të shkojë përmes kartelave pagesore, por në mënyrë të drejtpërdrejtë në xhirollogaritë e tyre bankare.

Sipas Entit të Statistikës, që nga fillimi i pandemisë, rreth 15 mijë persona kanë humbur vendet e tyre të punës, por sipas odave ekonomike numri i atyre që kanë humbur punës ka arritur në mbi 40 mijë persona.

Të fundit