16/04/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, pagesa e pensioneve do të nisë nga data 27 shkurt

Qeveria në seancën e sotme të 131-të e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin shkurt, e cila do të fillojë nga data 27 të këtij muaji.

“Është i obliguar Fondi për Sigurim Pensionl dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut që t’i dorëzojë të dhënat për pensionet t’ua dorëzojë bankave afariste jo më vonë se në 24 shkurt, ndërsa rekomandohet që bankat afariste t’u sigurojnë pensionistëve të mund të disponojnë me pensionet e shkurtit përmes rrjetit të bankomatëve dhe në rrjetin tregtar nga data 27.02.2023”, inforojnë nga Qeveria.

Rekomandohet që bankat afaiste përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave të sigurojnë pagesën me para të gatshme të pensioneve për klientët që nuk përdorin karta, në katër grupe, sipas lartësisë pensionit edhe atë:

për pensione deri në11.000 denarë, pagesa të kryhet më 27.02.2023 (e hënë);
për pensione deri në 11.001 – 14.000 denarë, pagesa të kryhet më 28.02.2023 (e martë);
për pensione deri në 14.001 – 18.000 denarë, pagesa të krhet më 01.03.2023 (e mërkurë) dhe
për pensione mbi 18.001 денари,pagesa të kryhet më 02.03.2023 (e enjte).

Qeveria, në seancën e sotme, e ka shqyrtuar dhe pranuar Informacionin me propozim masat për përmirësimin e sigurisë së sistemeve informative në institucionet e sektorit publik, me qëllim të rritjes së qëndrueshmërisë në mbrojtjen e tyre, njoftojnë nga pres shërbimi qeveritar.

Të fundit