RMV, për 15 vjet asnjë qeveri nuk ka arritur të fusë numrin e urgjencës 112, Stojançe Angellov thotë se do të funksionojë në qershor - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

RMV, për 15 vjet asnjë qeveri nuk ka arritur të fusë numrin e urgjencës 112, Stojançe Angellov thotë se do të funksionojë në qershor

Asnjë qeveri në 15 vitet e kaluara nuk ka arritur të fusë në funksion vetëm një numër për paraqitjen e fatkeqësive, zjarreve dhe rreziqeve – 112. Për qeverinë aktuale, arsyeja për moszbatimin e këtij projekti, që është një detyrë për të gjitha vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE , është pandemi e kovid -19, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Ish-drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (CMC) Agron Buxhaku tetorin e kaluar për Sdk.mk tha se një pjesë e parave që QMK mori nga buxheti i shtetit, me ribalancin për shkak të krizës mekoronën u morën, prandaj një pjesë e aktiviteteve nuk janë realizuar. Atëkohë Buxhaku tha se shpreson që në vitin 2021 numri 112 të bëhet funksional.

Edhe drejtori aktual i QMK-së Stojançe Angellov, pas rastit në të cilin nuk ishte siguruar transporti i blegtorit të ngrirë 63-vjeçar në fshatin Emiricë të Kratovës i cili vdiq pardje në spitalin e Shtipit, disa ditë pasi mjekët e bartën atë 5 km përmes malit, njoftoi se në qershor do të jetë funksional numri i vetëm për aksidente dhe emergjenca.

“Ne, si QMK, tashmë disa muaj punojmë intenzivisht për funksionalizimin dhe implementimin e numrit telefonik evropian 112. Bëhet fjalë për numër përmes së cilit çdo qytetar do të marrë çfardo ndihme. Në këtë numër mund të denoncohen sulmet fizike, aksidentet e trafikut, zjarret dhe ngjashëm dhe kështu qytetarët do të lidhen shpejt me institucionin që do t’i ndihmojë dhe është përgjegjëse për atë ndihmë, ndërsa i koordinuar edhe me institucionet dhe shërbimet e tjera”, tha Angellov.

Tani në vend ka katër numra urgjence edhe atë 192 – Policia, 193 – Zjarrfikësat, 194 – Ambulanca dhe 195 – Qendra për Menaxhim me Kriza.

Me futjen e numrit 112, të gjitha thirrjet nga i gjithë vendi do të merren në qendrën kryesore të vendosur në hapsirat e QMK-së. Nga atje thirrjet do të përcillen atje për ku është kërkuar thirrja. Kjo do të thotë që nëse bëhet fjalë për zjarr, operatori do ta transferojë thirrjen në selinë e Brigadës së Zjarrfikësve.

Thirrjet do të incizohen, që do të thotë se nuk do të ketë vend për transferimin e përgjegjësisë, si në rastin e bariut nga Kratova, për transportin e të cilit nuk ishte siguruar xhip, ndërsa siç tha dje Angellovi, operativi në Kratovë nuk kërkoi helikopteri dhe nuk ishte njoftuar Direktiva për mbrojtje dhe shpëtim, gjë që është shkelje e procedurave standarde operative.

Projekti numër evropian për raste urgjente filloi të implementoheh qysh në vitin 2006, menjëherë pas formimit të Qendrës për Menaxhim me Kriza si organ i veçantë qeveritar. Siç thonë nga QMK, në atë kohë ishte prokuruar qendra telefonike automatike për nevojat e Qendrës, si dhe 8 qendra më të vogla telefonike për tetë qendrat kryesore rajonale. U prokuruan kompjuterë, laptopë dhe pajisjet për organet qeveritare, komitetin drejtues dhe ekipin e vlerësimit. Në objektin e Direktivës dhe Qendrës u bë lidhje e tërësishme telekomunikuese me pajisjet. Në vitin 2007, me tender ndërkombëtar publik për implementimin e numrit 112 u zhvillua studim fizibiliteti, ndërsa nga qeveria u formua bord mbikëqyrës për monitorimin e zbatimit.

Prej atëherë e deri në vitin 2016, edhe përskaj përpjekjeve të QMK-së realizimin e këtij projekti, nuk ka filuar implementimi i tij. QMK thotë se Qeveria e ka rihapur këtë çështje dhe ka filluar punën për implementim. Meqenëse asgjë nuk është bërë për më shumë se 10 vjet, e nevojshme është përgatitja e një studimi të ri fizibiliteti, pasi situata ka ndryshuar. U vendos që të ketë shtatë qendra rajonale në vend të tetë.

Tashmë është siguruar pajisja me donacion të BE-së në vlerë prej 1.5 milion euro, ndërsa ka përfunduar edhe trajnimi për personat që do të punojnë në këtë numër.

Related posts

Prej nesër hiqet ora policore në Maqedoni

Televizioni Koha

RMV, Shtabi kryesor për menaxhim me kriza sot do të mbajë seancë, do të shqyrtohet plani i sigurisë i MSh-së

Televizioni Koha

Çavkovi kapet para se të ikë dhe dërgohet në Shutkë

Televizioni Koha

Leave a Comment