29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, personat me arsim të mesëm profesional jo të plotë mund ta përfundojnë atë dhe të gjejnë punë më lehtë

Personat e papunë që kërkojnë punë, por nuk kanë përfunduar arsimin e mesëm profesional, kanë mundësi ta përfundojnë atë dhe të marrin diplomë të njohur nga shteti me nivel II dhe III të kualifikimeve profesionale, e cila do t’ua lehtësojë gjetjen e një vendi pune. Këtë e mundëson projekti IPA “Aktivizimi i grupeve vulnerabël në tregun e punës”, i cili zbatohet nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pilot masa “Shansi i dytë” nisi dje, i cili zbatohet me para nga Bashkimi Evropian, transmeton Portalb.mk.

Ministrja Jovanka Trençevska tha se qëllimet strategjike i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) është aktivizimi i sa më shumë personave nga grupet e cenueshme të personave të papunë si: të rinjtë, të papunët afatgjatë, gratë dhe përfituesit e ndihmës së garantuar minimale në tregun e punës.

“Shansi i dytë” është futur në Planin për garanci për të rinjtë, si mundësi për të rinjtë që nuk janë në fazën e arsimit, nuk janë të punësuar dhe nuk janë të përfshirë në trajnime dhe janë deri në moshën 29 vjeç, të rikualifikohen dhe të marrin certifikatë të njohurive dhe aftësive të fituara në kuadër të sistemit të arsimit formal. Më pas, “Shansi i dytë” si masë pilot për punësim është futur në Planin operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022 dhe 2023.

Udhëheqësi i sektorit të bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup, Stefan Hudolin, tha se sfidat kryesore janë mospërputhja e tregut të punës dhe mungesa e njohurive dhe shkathtësive që nevojiten në tregun e sotëm të punës.

“BE-ja mbështet Maqedoninë e Veriut në adresimin e këtyre sfidave duke investuar në reforma dhe programe që rrisin punësimin e njerëzve nga grupet vulnerabël. Edukimi për “Shansin e dytë” është pjesë e kësaj. Programi do të sjellë gjithashtu kënaqësi dhe besim personal, përfshirje sociale, integrim më të mirë në shoqëri”, theksoi Hudolin.

Sipas të dhënave të datës 31 janar 2023, nga gjithsej 111.896 persona të papunë, 58 për qind janë persona pa arsim dhe me arsim fillor, ndërsa 9 për qind janë me arsim të mesëm jo të plotë.

Të fundit