26/05/2022
20.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, prej sot pa certifikatë në hapësirat e jashtme të hotelierive – filloristët pa maska ​​në shkollë

Prej sot po zbuten disa masa kufizuese për mbrojtje nga kovid-19 në vend, pasi dje Qeveria miratoi rekomandimet e Shtabit të përgjithshëm koordinues, të cilat më herët i kishte dhënë Komisioni për Sëmundje Infektive, transmeton Portalb.mk.

Lehtësimi i kufizimeve përfshin heqjen e masës për posedim të detyrueshëm të certifikatës kovid për të vizituar ambientet e jashtme të hotelierive. Për pjesët e mbyllura, nga ana tjetër, mbetet detyrimi për certifikatën e vaksinimit apo atë që e keni kaluar kovidin.

Lehtësim do të ketë edhe për nxënësit e shkollave fillore, të cilëve u hiqet detyrimi për të ndjekur mësimin me maska, nëse nuk e kërkojnë me dëshirën e tyre. Ndërkohë mësuesit dhe stafi tjetër i shkollës do të vazhdojnë të mbajnë maska.

Një pjesë e masave të reja vlejnë edhe për studentët për të cilët është vendosur kthimi në mësime me prezencë fizike.

“Të fillojë mësimi me prezencë fizike në fakultetet në vend, duke respektuar masat e rekomanduara për parandalimin e koronavirusit kovid-19, mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura, ruajtjen e distancës fizike 1-2 metra, higjienën e shpeshtë të duarve me dezinfektim të detyrueshëm përpara hyrjeve të sallave ligjëruese, amfiteatrove, stërvitoreve, gjegjësisht mos grupim dhe ajrim të shpeshtë të ambienteve të mbyllura, me rekomandim për vaksinimin e studentëve dhe stafit pedagogjik të fakulteteve në vend”, njoftuan nga Qeveria.

Lehtësimi tjetër i kufizimeve i referohet faktit se rritet kapaciteti maksimal i hapësirës së hapur dhe të mbyllur është rritur deri nga 50%, deri në 75%, me mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse për ngjarjet kulturore. Bëhet fjalë për ngjarje në teatro, kinema, filarmoni, si dhe ngjarje të tilla si seminare, trajnime, takime, konferenca e të ngjashme.

Gjithashtu, hiqet edhe detyrimi për ofrimin e shërbimeve të zbatimit të ligjit për operatorët ekonomikë.

Të fundit