24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, qytetarët të cilët janë fotografuar nuk do të marrin letërnjoftime të reja të paktën edhe një muaj

Qytetarët të cilët kanë parashtruar kërkesë dhe janë fotografuar për letërnjoftimi të ri, nuk do t’i marrin së shpejti, sepse softueri i ri i MPB-së është instaluar me emrin e ri kushtetues dhe është për kartat dygjuhëshe. Ndryshimet në sistem janë vendosur në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

U miratua Kushtetuta, Ligji për gjuhët gjithashtu, por Ligji për letërnjoftimet u bllokua në Parlament, me mbi një mijë amendamente nga një pjesë e opozitës. Erdhën pushimet, Parlamenti u shpërndarë, mbi 30 mijë qytetarë kanë mbetur pa letërnjoftime të reja dhe kush e di sa të tjera janë me dokumente të skaduara.

MPB thotë se nuk duhet të ndalojë të pranojë kërkesa të reja për letërnjoftime.

“Ju njoftojmë se sipas ligjit, Departamenti për çështje civile i pranon të gjitha kërkesat për letërnjoftime, por Ligji i ri për letërnjoftimet, i cili u paraqit në Parlament në mars, ende nuk është miratuar nga deputetët për shkak të 1.500 amendamenteve të paraqitura nga opozita. Nga ana tjetër, mundësitë teknike të sistemit të MPB -së parashikojnë printimin e të gjitha dokumenteve personale, përfshirë letërnjoftimet, me emrin e ri kushtetues të vendit dhe në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, prandaj Ministria nuk është në gjendje të shtypë dhe të lëshojë letërnjoftime të reja”, thonë nga MPB.

Kur paraqesin kërkesën për letërnjoftimi, qytetarët pranojnë një certifikatë (pjesë të kërkesës) si dëshmi se procedura për lëshimin e dokumenti të ri është në zhvillimi e sipër që ata të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre nëpër institucionet në vend.

Prandaj, tani kjo të jetë letërnjoftim i qytetarëve, por vetëm në banka. Bankat e pranojnë këtë copë letër, thonë nga MPB. Për institucionet e tjera, nuk dihet.

Ajo që dihet është se me letërnjoftimi të skaduar ose me letër-vërtetim nga MPB që lëshohet pas paraqitjes së kërkesës për letërnjoftim të ri, nuk mund të udhëtohet në vendet fqinje në të cilat mund të udhëtohet pa pasaportë.

Nga MPB thonë se i gjithë problemi sillet rreth Ligjit për letërnjoftim, i cili është bllokuar në Parlament. Disa herë kemi insistuar që kjo zgjidhje ligjore të miratohet, por ajo është bllokuar me 1,507 amendamente”, thonë nga MPB.

Nga amendamentet e paraqitura për këtë ligj, një është nga shumica parlamentare, ndërsa 1,506 janë paraqitur nga opozita.

Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues, nga momenti i hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për letërnjoftime, do të mund të përdoren deri më 12 shkurt 2024.

Të fundit