24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, rekomandohet doza e tretë e vaksinës për personat mbi 60 vjeç dhe punonjësit shëndetësor pa dallim moshe

Komiteti Kombëtar për Imunizimin rekomandon dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19, për të gjithë qytetarët mbi 60 vjeç, për të gjithë punonjësit shëndetësorë pa dallim moshe dhe për të gjithë qytetarët që kanë probleme me imunitetin pa dallim moshe, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

Doza e tretë do të jepet nga prodhuesi “Pfizer”, pavarësisht se me cilën vaksinë paraprakisht janë vaksinuar qytetarët. Rekomandimi vlen edhe për qytetarët që kanë kaluar kovid-19, janë vaksinuar, që bien në kategoritë e theksuara.

Doza e tretë duhet të merret të paktën 6 muaj pas dozës së dytë. Qytetarët do të marrin mesazh përmes “Terminit tim” se mund të paraqiten për vaksinë, ndërsa kjo do të fillojë të hënën, shtoi ministri.

Në vend janë aplikuar gjithsej 1.482.287 doza vaksinash, kurse 703.878 qytetarë janë rivaksinuar.

Në vend, dje arritëm 110.612 vaksina kundër kovid-19 nga “Pfizer-Biontek”, të cilat janë blerë përmes mekanizmit Kovax, kurse deri në fund të vitit, është njoftuar shpërndarja e 100 mijë vaksinave të tjera nga ky prodhues.

Filipçe sot tha se Danimarka pritet të shpallë dhurimin e 250 mijë vaksinave “Johnson”. Ajo është e vetmja vaksinë e cila jepet në një dozë.

Të fundit