29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, sot do të shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë

Sot pritet që Enti Shtetëror i Statistikave, t’i shpallë rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë. Kreu i EShS-së disa javë më parë deklaroi se është iluzion të presësh rritje të popullsisë kur ka rritje të emigrimit, transmeton Portalb.mk.

Gjatë shpalljes së regjistrimit të popullsisë përveç Simovskit, është paralajmëruar që të marrin pjesë edhe zëvendësdrejtori Ilmi Selami dhe eksperti ndërkombëtar nga Sllovenia, Danilo Dolenc.

Ngjarja do të ndahet në dy pjesë: në pjesën e parë do të ndahen letra falënderimi për institucionet që kontribuan në realizimin me sukses të Regjistrimit 2021 dhe në pjesën e dytë do të publikohen të dhënat nga Regjistrimi.

Regjistrimi i popullsisë të Maqedonisë së Veriut u zhvillua në muajin shtator.

Sipas të dhënave të publikuara nga enti, me regjistrimin e popullsisë që zgjati nga 5 deri më 30 shtator, u regjistruan 1.832.696 persona, 568.175 familje dhe 837.255 banesa. Ata që për çfarëdo arsye mbetën të paregjistruar, do të gjenden në ndonjë nga bazat e të dhënave gjatë përpunimit të të dhënave dhe do të jenë pjesë e regjistrimit.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Të fundit