19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, sot zyrtarisht fillon procesi arsimor, Carovska: “Online jo sepse duam, por e kemi patjetër”

Sot zyrtarisht fillon procesi arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kushte të jashtëzakonshme dhe me klasa të tjetërsuara, respektivisht, dhoma gjumi të simuluara në klasa, fëmijët e shkollës fillore dhe të mesme, me përjashtim të klasës së parë deri të tretë, do të kyçen përmes Platformës Kombëtare për mësim nga distanca. Carovska nga Karposh uroi nxënësit dhe tha, nuk jemi në këtë situatë sepse duam por sepse e kemi patjetër, shkruan Portalb.mk.

Një muaj më vonë se zakonisht, në kushte jo të njëjta e me shumë problematika të cilat sidomos dolën në pah ditëve të fundit, nxënësit do të vijojnë mësimin nga distanca sot, Carovska nga një shkollë në Komunën e Karposhit uroi fëmijëve fillimin e vitit shkollor.

“Ky vit shkollor do të jetë ndryshe, por jam e sigurt se do të jetë interesant, për të gjithë ju, ju të gjithë keni maska mbrojtëse me shumë ngjyra, duken interesante, duhet vazhdimisht të flisni me mësimdhënësit tuaj për atë se pse i lani duart shpesh, dhe kjo është interesante, të gjitha shërbimet e shkollave i keni këtu për të ju shpjeguar gjithçka” ju drejtua ministrja Carovska fëmijëve.

Ndërkaq mësimdhënësve dhe drejtuesve të shkollave ju tha duhet të dëshmojmë që shteti jonë mund të ia dalë edhe në situata të tilla, ajo shtoi se mësimdhënësit atë duhet ta shohin si partner, jo si diçka më shumë.

“Mësimdhënës, drejtor, e dimë se nuk do të jetë lehtë dhe do të ketë shumë sfida. Në këtë proces mësoni vazhdimisht edhe ju edhe ne, shteti përballet për së pari herë me këtë sfidë dhe jo sepse duam por sepse kështu është. Së bashku të kujdesemi për fëmijët, që ata të mësojnë informacione të reja” shtoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska.

Ndryshe, mësimin online do ta ndjekin gjithsej 260.000 nxënës dhe 25.000 mësimdhënës. Rreth 40.000 nxënës kanë ngelur jashtë mësimit nga distanca për shkak se nuk i kanë mjetet e nevojshme për ta ndjekur atë.

Të fundit