29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, vitin e ardhshëm, WiFi shtetërore në zona të hapura publike në të gjithë vendin

Nga viti i ardhshëm, internet WiFi falas do të sigurohet me fonde shtetërore në zona të hapura publike, vendosi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme. Në seancën qeveritare, u rishikua dhe miratua Informacioni për sigurimin e WiFi-së shtetërore falas në zona të hapura publike, transmeton Portalb.mk.

Për realizimin e këtij programi, Qeveria përcaktoi rekomandim për Ndërmarrjen publike Radiodifuzioni kombëtare – Shkup, si bartëse e realizimit të projektit që siguron WiFi shtetëror falas në zona të hapura publike në vende me interes për turistët, deri në fund të vitit 2021 në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit dhe Vetëqeverisjes Lokale për përgatitjen dhe paraqitjen e një propozim Liste të lokacioneve për sigurimin e WiFi shtetëror falas për të gjithë territorin e vendit, për marrjen e miratimit nga Qeveria.

Deri në fund të prillit 2022, në bashkëpunim me MShIA, Zyrën kombëtare të kompetencës për broadband dhe Agjencinë për komunikime elektronike, do të mbahen takime publike me operatorët e interesuar dhe vetëqeverisjes lokale për zbatimin e ofrimit të WiFi falas në vendet e miratuara me interes për turistët.

Të fundit