03/10/2022
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV,shtrenjtohet vaji për gatim!

“Briliant” ka rritur çmimin e vajit për gatim, nga 115 në 135 denarë.

Sipas drejtorit të fabrikës Kosta Tashkov, çmimi i ri është rezultat i rritjes së lëndës së parë.

Sipas tij, vaji bruto i blerë nga Bullgaria, Rumania dhe Ukraina kushton rreth 2.200 euro për ton, ndërsa tre deri në dy muaj më parë vaji bruto në bursat botërore varionte nga 1200 deri në 1500 euro për ton.

I pyetur nëse do të ketë një rritje të re të çmimit të vajit të gatimit, Tashkov tha se kjo do të varet nga çmimi i bursës botërore. Ai beson se aktualisht kriza me vaj është duke u qetësuar për shkak të importeve nga Serbia dhe apelon qytetarët që të mos rezervojnë.

Ndryshe, analizat tregojnë se qytetarët e Maqedonisë konsumojnë rreth dy milionë e gjysmë shishe vaj në muaj.

Të fundit