20/04/2024
9.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Robert Koh”: Para fillimit të vjeshtës është e mundur valë e dytë e koronavirusit në Gjermani

Lars Shade një përfaqësues i lartë i opozitës të autoriteteve shëndetësore gjermane, sot paralajmëroi se para fillimit të vjeshtës në vend mund të paraqitet valë e re e koronavirusit, ndërsa kjo më së shumti varet nga sjellja e njerëzve. Deklarata u dha në momentin kur Gjermani filloi ta ripërtërijë jetën ekonomike transmetojnë mediat britanike.

“Ulet numri i rasteve aktive, por kjo nuk do të thotë se ka përfunduar gjithçka”, deklaroi në konferencë për media Shade, zëvendëskryetar i Institutit të Sëmundjeve Infektive “Robert Koh”.

Shade e informoi opinionin se nga java e ardhshme Instituti “Robert Koh” do t’i ndërpres brifingjet e rregullta për situatën me koronavirusin, ndërsa arsye është ulja e numrit të rasteve të të infektuarve në Gjermani.

Në të ardhmen brifingjewt do të jenë të organizuara vetëm nëse paraqiten arsye konkrete, për shembull, nëse gjendja epidemiologjike përkeqësohet, transmetojnë agjencitë.

Koeficienti i riprodhimit të koronavirusit të ri në Gjermani edhe mëtej vlerësohet në 0,65 , shti Instituti “Robert Koh”. sn/

Të fundit